|
|
| LETRA DASHURIE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:44 | |
|
| Nuk e kam dit cka eshete dhimbje . Nuk e kam dit qe Dashuria mundet me dhimt aq shum e ka aq fuqi te madhe . Shum persona kan ne jeten time dhe shum i kam lendua ato . Asnjehere me pare nuk e kam kuptu . Kan qene shum te cilet me kan lutur per dashuri,kan qajtun,kan qene te lenduar , por asnjehere nuk e kam ditun se sa shum dashuria dhemb. Nuk jam barazu me fjalet e tyre dhe te lotve , veq pa dije i kam shkelur. Kur me thojshin se ndjejn dhimbje nga mbrendsia e cila dhibmje ngadal po i mbyt un gjithmon kam mendua qe eshte krejt ajo ren dhe Dashuria nuk te dhemb aq shum. E kam ditun qe askush nuk mund te jep krah por asnjehere nuk kam mundur ta kuptoj qe mundesh ta ndjesh at dhimbje. Deri nje dit . Diten kur ti shkove . Ditet e para nuk kam ndjer aq dhimbje se kam pas shpres qe me kthehesh. Kam prit nga dita ne dit e kam besuar qe ke me mu kthye qe gjithmon me ke folur qe me don edhe un te kam besua. Eh nuk e kam mendua qe dashuria jote aq leht ka kalua e me ke harua. Nuk kam mendua qe nje jav e ndarjes ka me prish nje vit qe kemi kalua bashk . Por ty me nuk ishe . Nuk u ktheve dhe nisa ta kuptoj se krejt ka mabruar ne mes nesh. Atehere filloi shum te dhemb . Ndjeja dhimbje te madhe ne gjoks te cilen nuk mundesha me kontolu. Ndjeja nje shprazetin ne mua dhe deshir te flakt e te madhe veq edhe njehere te te shoh edhe pse me nuk jam e jotja. Eh qe tani kam nis te kuptoj krejt ato qe me kan folun qe dnejn dhimbje . Akush nuk mund ta kuptoj deri ati qe ti ndodh. kam ndjer dhimbje qe mbyt krejt ne mua , shbimje qe me qon veq ka vdekja , vdekje e nje trupi te vajze e ciles shpirti i ka vdekun kah moti. A cka eshte ai trup pa shpirt ? E vetmja qe me ndalouna isht dashuria e prinderve te mi e cila un kam qene e vetmja gje ne jeten e tyre e nuk kam mund at me ua mar. Kam qene te rezikoj veten dhe te jetoj ket jete pa ndjenja veq prinderit e mi te jen te gezuar. Kam jetuar ne fer. Secila dit me ka nis me mendime tek ti e ka perfundua ne lot per ty. Kam humbur krejt deshiren per gjithcka ne jet. Kam dalun me shoqeri shum me kan folur qe me gjej ndonje qe mund te me ndihmoj e me te haru , por asnjeri nuk ka mundur te mendoj edhe tek ne mendje nuk mund te jem me ndonje tjeter . Te kam dashur vetem ty e cdo nat jam lutur per kthyerjen tende. Shpresa gjithmon ka qen ne mua shrpresa e cila linde cdo dit, a vdiste cdo mbremje per qe kam ditur qe edhe nje dit kaloi pa ty. Me ka mbetur krejt ajo lidhja me ty , e qeshura jote, buzet tua , duart tua , qe gjithmon me ke be te gezuar . Por kam shku perpara . Deri ne at dite kur te pash ty dhe at tjetren , deri ne diten e marteses . Erdha me te pa edhe pse ka dhimbt qe asnjehere perpara por e durova at dhimbje . Ishe aq i bukur . Shiqova ne ftyren tende duke kerkua shenja te dhimbjeve por nuk i pash . Pash vetem te qeshur qe gruas tende i ndihmoje me dal nga keri . Qe deri tash kuptova qe mes nesh ka mar fund . kuptova qe me kur nuk do te jesh i imi . Ti tani i takon asaj , gruas e cila asnjehere nuk do te mund te te dashuroj siq te dashuroj une. Ne at mbremje krejt bota u bermbys ndjeja qe eshte fundi i botes dhe bi ne grop prej te ciles nuk ka kthim . Edhe vet nuk e kam dit se si e kam perjetu at dit , dhe gjith ditet tjera qe kam mendua ne ty dhe ne gruan tend , duke ditur qe tani asja ja jp krjet mua qe mi more qe un asnjehere me nuk do ti kem. Por ja ende jetoj ende jam ketu , jetoj ne te kaluaren qaj per dashurin e shkruaj per ty ne njerin kush pa drejtesi me denoj me denim me vdekje edhe pse e di qe ti nuk ke me lexu ket leter ketu por ti edhe pse nuk je me mua gjithmon do te jesh ne zemren time . _________________ |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:45 | |
|
| Ti, erdhe rastesisht ne mua atehere kur une se prisja qe ne jeten time te vjen dicka e tille dhe Ti erdhe !.... Erdhe dhe le gjurme te pa shlyera brenda nje shpirti qe kishte nevoje te ndjej nje dashuri qe i mungonte ne jeten e tij .....Mos harro kurre se po mos te kishte nevoje shpirti im per nje dashuri te tille kurr brenda sdo te lejonte ...e gjete zbraztesine e nje zemre te gatshme te sakrifikoje per Ty ....! Nese ndonje here dikush do te me pyeste ne do i ziu sy te te shof Ty ....? do i pergjigjesha ne kete menyre : a do i verbri sy drite me mire me pyet keshtu....sepse verberia e syve eshte e pa shmangshme ne mos gjetjen e syve te T'u ....vetem ate here do dije te dalloje driten nga errsira e neteve te pa fundme,jeta vazhdon me mos ndalesen e saj e ti mbetesh perhere kujtimi i oreve te mia....kujtim i neteve te mia te gjata.....ne pritjen e ardhjes se mengjesit dhe shfaqjes se drites ne fund te nje errsire kaq te gjate per mua ....! MALLSHEM PER TY DO MBES PERHERE !
|
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:45 | |
|
| kujtimet i mblodha te gjitha nje nga nje nga fundi i zemres dhe me to bera nje mal !!! e sodisja edhe malli kapte shpirtin !!! valle sa e madhe ishte dashuria jone e si u tret papritur !!! e ngjita malin e kujtimeve tona,maja ishte shume larte !!! u shtriva ne majen e malit te kujtimeve dhe dy pika loti befas rane !!! u tret mali i kujtimeve nga lotet rashe ne vetmine qe isha me pare !!! mendova me vete !!! dashuria qenka vec vetmi dhe dy pika lot ne fund te saj !!! |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:45 | |
|
| Cigarja ime s'mund te jesh sepse ti ke arome magjike ne perralloren kopesht trendafilash. Eshte e vertete qe buzat e tua do me shoqerojne dhe dhimbja nga mungesa e beshmerise se tyre, do kete depertuar deri ne palc. Do me lagin buzet e tua, ne cdo enderr, te cilat jane shpeshtuar kohet e fundit, duke e pranuar qe ti s'je thjesht per t'u puthur e shtrenguar nga vetja, por je per tu ngrene 48 here ne 24 ore. Per te me humbur, veshtiresia ishte gje e panjohur, biles u cudite kur degjove fjalen qe sigurisht eshte shkruar ne nate, ''veshtiresi''. Por jeta sic ka fillimin, ka edhe fundin. Fundi eshte nje e bere dashuri, gjithe djerse, por te ftohta, ne vend te sheqerit trupat mbajne kripe, e cila nuk eshte marre nga fundi i detit, por fundi i djallit. Ai shtrat, fole e embel kujtimesh, eshte ndryshkur. Aty nuk jemi me ne zhurmuesit, ne te pameshiret qe gjithe hanibal-llek e shkelem cdo nate, biles shume here edhe ne dite, sidomos kur binte shi, i cili shoqeronte vokalin tone natyre-eksitues! Gjurmet e tua i kam ne zemer dhe zemren edhe pse te lenduar, e shikoj cdo sekond te jetes sime, je ti. Pra, ti je prane meje, ti je brenda meje dhe do te te dua aq sa s'te kam dashur kurre me pare... |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:46 | |
|
| Do te shkruaj kete leter ani qe e dij qe kurr nuk do ta lexosh i dashuri im.... Kurr nuk pata rast te te shkruaj leter dashurie pasi nuk ishte nevoja me lexoje pa te shkrua fare....Tani kur te humba do mundohem te shkruaj ne leter per dashurin ton te pafat. Shum te dashta dhe do te dua edhe tani kur nuk je me ishe dhe do mbetesh dashurija ime e pare dhe e fundit...Sa shum ishim te lidhur ne mes vedi por Ti ike dhe me le mua me vuajtje nuk dij e bere kete apo te morri vdekja ashtu pa pritmas??/Kurr nuk e mesova.Ishim te rij kur u njohem dhe menduam se asgje dhe askush nuk mund te na ndan por na ndan SHPIRT kurse Ti u ndave edhe nga jeta....Po me dridhet dora dhe loti me rrjedh pa nderpre qe nuk mund te jem me Ty, do ta gjeja lumturin vetem pran TEJE.....Ah moj Zemer sa e pafat qe jame,Pse nuk me more edhe mua?Qfar pyetje po kjo nuk esht e mundur e dij qe sdo me leje te vuaj!!!Do te isha njeriu me i lumtur ne bote po te ishe i gjalle edhe ne skaj te botes te ishe,edhe te ndar do te doja por tani nuk eshte e mundur kjo eshte vetem deshire e paplotesuar!!!Lutem qe sa me shpejt te bashkangjitem dhe te vazhdojm atu ku e lam dashurin ton....
|
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:46 | |
|
| Sa veshtire eshte te shofesh se si lulzon natyra, si lindin dashuri te reja, perderisa dashurija jone eshte fikur, as lotet e derdhura e as fjalet e sinqerta plot ndjenja nuk sollen realizimin e dashrise sone. Ne ty derdha peshen e dashurise,peshen e varferis se fatit e cila na ndau dhe shtoi mallin e syve qe te kerkojn cdoher te perlotur, por ti je e strehuar ne zemren time nga e cila nuk do te dalesh kurre. Dashurija per ty shtrihet ne pafundesi. Ti ike, toka per ty u zhduk, mirpo edhe lumturija ime mbeti vetem hija e dashurise. C'te bej tash kur jam mesuar ne pranin tende, qe perher me behet sikur te mos jetoj fare Engjulli ime. Te prita si lulet qe presin diellin pranveror, te prita dhe po pres me rjedhjen e kohes_ mbytese,ende notoj ne detin e dhimbjeve, por nuk e dij pse nuk fundosem dot. Armen me te forte qe e kisha dikure "DASHURIN" e kam ende dhe do ta ruaj gjithmon, por te lutem mos e kerko kthimin tim. Engjull nuk kam fuqi qe ta hap rrugen e veshtire deri te pushkatimi im, ngase jam i malisur nga malli, pikellimi, vetmija, e vuajtjet qe do te varosin triumfin e dashurise tone qe tash eshte vetem fantazi, ender e re e kendshme po pa e shijuar. |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:47 | |
| Pershendetje mike e dashur. Me nje vemendie te madhe dhe me lot ne sy une e lexova dhe rilexova letren tende ishte shume prekese, por une dua tju them dicka ne kete leter qe po ju shkruaj.
Kur lindem dhe kur erdhem ne kete bote i kemi mare te gjitha parasysh ne jeten qe kemi Gezimin dhe Hidherimin. Zoti na e fal kete jete qe kemi por ne dashuri jeta behet akoma me e bukur me personin qe ke prane sepse e din qe ke nje person qe te mbron te rrespekton dhe te dashuron dhe te fal gjithcka nga vetja. Por..... kur ky person iken "ndahet nga jeta" eshte shume e veshtire dhe shume e dhimshme dhe nuk e beson qan qan qan qan me dite te tera por e dime qe nuk do kthehet me kurre. E dashur mike ti vertet ne zemren tende ke nje plage te madhe qe nuk ka per tu hequr kurre por mendo per jeten qe tashme jeta jote vazhdon dhe mendoj qe duhet ta jetojme me te mirat dhe me te keqija qe kjo na ofron. Dua ta mbyll kete leter qe po ju dergoj mike duke te te thene qe: "jeta vazhdon me gjithcka cna rrethon dhe me njerezit qe kemi prane qe na falin shume ngrohtesi e dashuri".
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:48 | |
|
| hajde engjell dritebukur !!! te dua,kam nevoje per ty me shume se ujin qe pi,se driten qe shikoj !!! kam nevoje shpirt te vish te sherosh zemren qe eshte vrare qe diten qe ike!!! te dua zemer,ta dish sa do ishe me mua ne keto momente hidherimi,erresire !!! mos me ler vetem te me perpijne endrrat e keqija qe me kane kapluar qe kur ike !!! ktheje koken te pergjerohem.edhe pak,ia me kape doren qe eshte zhuritur ne pluhurin e harreses qe leshuan kembet e tua naten kur ike !!!kthehu zemer,ki meshire per sherbetorin tend qe po te lutet !!! ndihmoje te shikoi edhe njehere driten qe rrezaton miresia jote !!! bej qe te besoi edhe njehere ne dashuri !!! bej qe te besoj ne ekzistencen tende !!! |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:49 | |
|
| do doja te pakten te mbetemi shok, por as kaq nuk mundemi dot por te pakten dua qe gjerat ti sqarojm, se me keto qe bejm njeri-tjetrin shum po e lendojm ne qoft se problemi jot ishte te me flisje,ateher kete problem ta zgjidhje nuk dite te desha... cfar u be? mund ta korigjoj?, nuk mun te kthehem mbrapsh me kohen te luftoj por dicka te mbash mend se u fjalen ''te dua'' e them kur e ndjej, tjeter qe nuk arrita |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:49 | |
|
| Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja, jam mire ketu Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, syt e tu ... Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. plaga do me sherohet atehere kure te vij dhe une ne parajs Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike vetem duke me shterguar doren. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh, po jo do vi une ma shpejt te ty te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten,. Une do te jem ne shpirt vetem e ytja e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku..atje ne parajse.me prit i dashur se kam edhe pak pune ta perkrah imaxhin tend dhe perseri do jemi se bashku dhe te lumtur. |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:50 | |
|
| sa veshtire eshte te shkruash ato qe ndjen,se sgjen dot fjal per ta pershkruar.nqs ti se kuptove shikimin tim esht e kote te te them te dua me fjal.asnjeher ste thash te dua une,te than lotet e mi qe ti as nuk i fshije,te tha shpirti im qe ti sdoje ta shihje,te tha zemra ime qe akoma spo hesht,fjalen te dua me tik_taket e saj ka lidhur ne perjetsi.pa ty asnje cast spo mundem te rri.per ty eshte shum e leht ngushllim ne krahet e nje tjetre te gjesh.por ta dish i dashur edhe pse me mendje jam dorzuar per ty me shpirt sme rrihet pa luftuar.me fal nqs te shqetsoj por dhimbjen time skam si ta largoj.mjafton te te shikoj vetem pak dhe jeta me duket me e gjate.edhe pse ti asgje smeriton as ske merituar un nuk behem pishman per asgje qe te kam dhuruar e duruar.gjithmon do jem loder ne duart e tua........por un prap te them te duuuuuuuuuaaaaaaaaaa |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:50 | |
|
| Kjo vetmi e gjate mori emrin tend Ky trishtim pa fund mori emrin tim Po me thuaj tani, ku je ti Qe shum her i vizatove Po kurre nuk i kuptove syte e mi Eci vetem neper shi Per te shplare kujtimin qe me le ti Per te hequr nga mendja ato fjale aq te embla Eci dhe koken nuk dua ta kthej Per te pare se si gjithcka shembej Nuk e kuptoj se si e humba zemren dhe gjithckaje i vura tendin emer. |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:50 | |
|
| E di se nje cast me ke munguar E kuptoj ste kam me prane E ndjej zemra jote eshte lenduar Por e fsheh dhimbjen e saj Me fal nese nuk te them te dua Por te dua nuk mjafton Ti se ke iden se cfar je per mua Po ta krahasojme dashurine tone Nuk do mend qe ti nuk fiton Je ne shpirtin time cdo ore e cast Ska mendim qe ste perket I mbyll syte shikoj imazhin tend Dhe kur i hap prap aty te gjej Hyre ne zemren time kur ne te kishte vetem zbrazeti Ti ske per ta kuptuar sa te dua un kurre asnjeher nuk do te doje njeri... madje as mua ti. |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:51 | |
|
| gjysmen e kohes zbavitje te shfrenuara gjysma tjeter vetem trishtim ky perendim e lidhi..........ata ngrihen dhe perplasen kur bien te humba ty,por te dua ketu pergjithmone qe te jem dikush afer shpirtit tend me thuaj nga te shkoj |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:51 | |
|
| ti ike...gjurmet e tua nata i humbi.i humba dhe une ne erresire.ti ike dhe kete leter nuk e pe,dashuri!cdo hije ne rruge,me kujton hijen tende.zgjat doren ta kap,por ajo largohet.nuk je ti.hapat e mia degjohen ne heshtjen e rruges,nje nga nje...si rrahjet e zemres sime.do te doja te kthehesh,te me degjosh,por ti letren nuk e pe.a ka mbaruar cdo gje,dashuri?ti ike... ku je...ku je...? |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:52 | |
|
| Nuk e di nga te ja nise. Nuk e di nga te filloj. Edhe vitit po i vie fundi,ashtu siq na erdhi neve,edhe ditete po mplaken ,ashtu sikurse ne,e vetmja dashuri ende eshte e njome... Ti ma pushtove jeten qe nga ai moment qe te takova mbete gjurme e pa shlyer ne zemren time. Kur fillova te dashurohem ne ty ,mu duk se hyra ne rrugen e jetes,dhe vertet sa her te takoja nuk ngopesha me ty ,nuk ngopesha me zemren tende dhe vdesh nga deshira qe floket dhe fytyren edhe nje her dora ime ti pergedhel,por kam frig mos te lendoj sepse ju ngjan engjujve te parajses qe me shendrit nga do, sikur yjet e bukura qe gjenden ne qiell ti per mua ndriqon. Po perpiqem ta ngushelloj veten,por gjithqka eshte e kot,dua te mos mendoj per ty ,dua mos te takoj,dua te harroj,po pse ke meshir ne mua e me mundon aq shum duke mu futur ne mendje ?pse ma more lumturin?pse mi vodhe ngjyrat e jetes?pse u fute ne mua ?pse dhe pse ?nuk gjej pergjegje dot...me kerkove dashuri te dhurova,ma kerkove zemren,ta dhashe edhe shpirtin,mi kerkove syt,ti dhurova,,,,si shperblim nga ty mora veq vuajtjen,me dhe verbimin,me dhurove vetmin.... Dashuria ime mbi ty egziston,egziston dhe gjdo her ka egzistuar ne kete bote te mallkuar e plote genjeshtra. Ndoshta tashme te jam bere e merziteshme,por kesaj radhe nuk te shkruajta un por ishin dhembjet e zemres dhe simbetomi i gjithe kesaj dhembjeje je ti , ne keto dite festive qe te gjithe jane te gezuar e plote gaz ,un jame ne kujtime ku lumturia qe kishim bredhte posht e lart bashk me neve.. Ti ike udhes se pafunde .me le ne vetemi,lejleket iken meniher pas teje,si stof i keq u zbeh blerimi. Nje her gabova qe ne ty u dashurova,e tera ne ty u leshova,por tani eshte vone kaloi gjdo gje nuk kthehet me buzeqeshja e as gezimi...iken ditet kur me thoje se per mua jeton,se un jam e vetme qe me dashuron,se syt si te mit askush nuk ti dhuron,ndoshta nuk me njeh me,ndoshta nuk mendon me per mua,ndoshta ndoshta ke harruar qe kam egzistuar ndonjeher ne kete bote ,,,Nuk kam gjume,nuk kam disponim,nuk kam ngrohje ne shpirtin tim,jam strukur ketu se bashku me te dashuren time Vetemi,ajo me shoqeron kalojme ore te tera bashke,por kur erresohet ajo me trishton,ajo me kafshon,ajo nuk ka meshir ne mua ajo me ndrydhe forte e me mbyt .Tani mbi dritaren time nata ka leshuar qetesin,dhe shiu i furishem me shoqeron mua dhe vetmin,larte ne qiell dy sy shkelqejne,nje zemer te vetmuar e mbushin me shpres,dy sy te kalter mbyllen,nje buzeqeshje e emblen vjedhurazi shuhet,dhe niset ne kerkimin e enderres se saj.. Ngadal lundron ne dete ,dhe ngrihet e fluturon ne qiell,me dy sy qe shkelqejne atje larte buzeqeshja flet,nata kalon,buzeqeshja mbledh krahet dhe kthehet serish ne vendin e vet,por serisht heshtja mbreteron...dhe nata perseri erdhi,dikush po flen,dikush po bisedon me henen e dikush me veten,e un te therras ne kujtime,ti e di se un kam mall,ti nuk e din se qielli gjdo her eshte i erret per mua,ne te ka veq nje yll qe me shendrit,por tani bisedat jan pa kuptim dhe jeta ka tjeter emer pa ty ,ditet me duken bosh pa ty,zerat gjith jan te menitur pa zerin tend,pa ty edhe loti ka frige te dal ngase nuk ka kush ma fshin,,,Ehh sa shume mendime me viejn ne koke e sillen verdall,me duket sikur te kam pran,me duket sikur te shoh,me duket sikur te pergdhel,por ky iluzion iken aq shpejt sa ashtu siq edhe vjen,hapi syte dhe kthehem ne realitet ,nuk je ketu dhe nuk do jesh me . Faji dhe pendimi me ndjegin nga pas,sonte je larg meje shum larg ,do deshiroja pa mase te jesh prane meje te veja doren tene ne zemren time dhe pa thene as nje fjale me goje ti thoshte te gjitha zemra,ne fakt me jep anketh kjo largesi,,e di tani pse nuk te thoja te verteten,ngase kisha frige se fjalet jane te teperta,,mos heshte se nuk jame e madherishme si nata qe te le pa fjale ,as e bukur si dita qe mahnit e te ben te nemuar...e kuptova...Tani zgjedhje per ne nuk ka,nuk mund te me ofrohesh me kurre,dhe te lutem mos me ngushello,,tani veq me ndihmo te harroj,mos te kujtoj,te largoj nga zemra ,te largoj nga mendja nga fjalori im.. Ti vazhdo jeten e pa mua jeto,tani po te lutem per mua mos mendo,tani erdhi fundi me duhet te iku ,me duhet te nxitoj me pret vetmia qe te me kafshoi...
|
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:52 | |
|
| Per ty................
Une di qe e gjith kjo,qka une e them ka per te mbetun ketu.Ti s'ke per ta ditur asnjeher ...Si shume gjana tjera qe nuk i di...Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare???dhe mua me duket se cdo nate je me mua?!Sa kohe ka qe nuke e kam ndjerre frymarrjen tende dhe me duket se ne cdo frymarrje se je aty?!Sa koh ka kaluar qe s'te kam degjuare zerin tek me flet?!Sa kohe ka kaluar ....sa e sa......... Koha nuke po me ben te harroj,nganjeher me duket se jam une ajo qe ja imponoi vetes (dhe qe nuk dua te harroj) Eci vazhdoi te ec per te mos shiku kohen mbrapa,mundohem .....po kam frige edhe te bej hapa,,,dhe ndalem ,nuk mund te vendos ende te ec apo te qendroi aty...heren e fundit qe te pashe dhe kure u largova nga ti?Qendroja ne kembe,me dridheshin duarte(dhe i futa ne xhepa) per mos ta vrejt ti qe une po dridhem nga friga qe ti po ik....Dhe ate dite kure te pashe ne rruge dhe nuke te fola,beja sikure nuke njihja (dhe fshina lotet) qe me rrjedhen nga gzimi qe te pashe...mbase ishte me mire keshtu?!Ndoshta Po ndoshta JO????Nuke di me asgje ,jam teper e hutuar dhe kam aq shume frig.................te bej cdo hap perpara ......... E di vetem nje gje:TE DUA ,e di se do doja te kisha ketu e ti thoja te gjitha..kam frige se do vdes pa te treguar se qka ndodhe mbrenda meje...Po e di qe nuke ja vlen ,nuk ja vlen te dish cdo gje!? Ndoshta me duhet te eci vetem,edhe pse cdo moment me kujtohesh ti?!Edhe pse ne cdo kenge te gjej ty!edhe pse ne cdo rruge qe eci degjoi hapat e tu te lehte sikure dikure qe ecen aty....cdo gje me kujton ty ....e di se une i nderlikoje gjanat ,,,por e di dhe jam e sigurte i vetmi njeri ne ket bote jam une qe te dua ashtu siq je(dhe me thellsin e zemres |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:52 | |
|
| Ku ta gjej rrugen qe ti ma humbe ???
Syte leshova per nje cast mbi fytyren tende. U habita nga surpirza qe casti me ofronte. A thua valle te te kem kaq prane, kaq papritur e pakujtuar - thashe me vete? Desha te te afrohem te te flas ashtu sic benim dikur une dhe ti, por.... habia e kohes dhe "respekti" per te tjeret me shtyne te bej dicka tjeter: te rri e heshtur, pa fjale, duke te mohuar ty dhe prezencen tende aty...! Me veshtrove cuditshem edhe ti. Mos e moho!! - E une, si nje zane qe ka ftohte mbi akull, qendorva larg teje duke ushqyer xhelozine e pamase qe me shpiente tek ti.. - Por kjo sishte gje tjeter vecse nje enderr, e kur u zgjova ne mengjes e kuptova se me kishte lodhur pamase....!! Por ti s'ke faj jo! Ti s'e di akoma esencen e dashurise se vertete. Ajo te cmend, te ben te ndihesh si e hutuar, si e humbur, si e lene larg, diku ne humneren e jetes boshe pa kahje dhe drejtim. Edhe un ashtu isha per ty dhe akoma ndjej dicka edhe me te forte, edhe pse e di qe ti s'e meriton dashurine time, aq me teper nje dhimbje dhe vuajtje per ty. Por je njeri me fat - me beso - je me fat! Ti dite kaq mire te futesh ne boten e genjeshtres, ne nje valle kur njerezit te shikonin ashtu sic je, kurse mua m'i mbuluan syte per te mos iu trembur realitetit varfanjak. Hej ZOT, c'marrezi! Megjithate, edhe pse e di se gjithmone do te jesh i pranishem ne zemren dhe mendjen time, e di se cdo nate do me vish ne endrra, sic ke bere kaq kohe. Une do ta mbyll ne vete kete ndjenje te kote e cila s'me con askund vecse ne nje dhimbje te pafund ku shpresa dhe frika ngrene koke per te dashuruar serisht... Jam e bindur se kurre s'do dashuroj ashtu sic te kam dashur ty. Me mish e me shpirt te ruajta si zotin tim, si qenien me delikate, me prekese, me te shrenjten per mua. C'mekat qe gjithcka mbaroi ne kete menyre!! C'mekat qe me vrave dashurine!.... Te dua edhe pse s'me meriton aspak, edhe pse me bere te mallkoj veten sa here qe shoh agimin e diellit, te qaj cdo nate per endrren time qe ti e mbyte, e fshehe atje ku une perjete s'do mundem ta gjej.....!! A thua dashuria u shua tek ne, fjalet s'qene asgje tjeter vecse kalim kohe, shfaqe e nje filmi serik? A thua te jete ashtu....?! Nuk mund te duroja genjeshtren e cila ngadhnjen shpeshhere, lendon shum shpirtra duke na vene si te pavlere ne humneren e dhimbjes. Ajo sa vjen e hap krahet per te arritur deri ne pakufi, deri ne mbihorizont... Ike pa fjale nga une, fshehurazi, si qenie lakuriqe e mashtruar nga fati. T'i sme kuptove, habiteshe nga une, nga menyra se si une sillesha. E di.... Ti akoma s'je i vetedijshem se une te kam zbuluar sekretin tend. E di se kur me thua mua "te dua" mendon per dike tjeter, kur qeshesh s'me qesh mua, kur flet s'me flet mua, kur enderron s'me mer ne endrra mua... Andaj mjaft! Mjaft me me lojen e pakripe, te lutem pusho, une s'mundem me...!! Sakrifikova cdo gje per ty, besova ne "sinqeritetin" tend, me pelqeu maska jote pas te ciles s'e dita se c'fshihej... Ti deshe te jesh me mua, jo per mua por per t'i shtuar krenarine vetes, te tregohesh se me ke ne duar, jam skllavja jote, por kurre s'me ke dashuruar.... Dua te them dhe shum gjera qe s'ia kam thene askujt, por mendoj se nuk ia vlen te vazhdoj fjalet e mia, aq me teper per te t'i thene ty. Une e di se te humba, por edhe ti me ne fund do jesh si gjithe te tjeret, s'do kesh me ke te mburresh, s'do kesh me prane "te dashuren" qe dhe zotin e linte per ty....
Mos me kerko me, mos me thuaj se e ke marre letren time, as qe dua t'ia di, s'dua me te di asgje per ty dhe jeten tende. Mjaft kam kuptuar se cfare qenie je ti, me ke lodhur - kupton - me ke lodhur deri ne pakufi....!! _________________ |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:53 | |
|
| Pranoe ket leter
Nje her gabova se te dashurva , ne duart e tua krejt sishte u leshova , Por tani eshet vone kaloi ēdo gje vuajtjet dhe gzimet nuk kthehen me ! Shum kam vuajtur dhe shum do te vuaj prej kur me the se ....e kam merituar , Ne zemren time ėsht vulosur nje emer , vetem ty i dashur te mbaj ne zemer , Tė kam lypur shum , ndėr uje e hėnė por nuk te gjeta se ishe i nxenė, Nuk e di pse , smė thua mirdita apo lamtumir tė pengon dikush apo ske dėshir , Tani ti nuk mundesh te ecėsh krenar , sepse shumica e din se ti je tradhėtar , Mirpo kėto per mua nuk jan azgje teper ne qoft se je mėsuar mos tradheto dikend |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:53 | |
|
| kur ti i dashur do te lexosh kete leter,emrin tim do ta kesh harruar bashke me zerin tim,me fytyren time,me hijen time,por mos harro.hija ime ishte prane tendes dhe ecnim bashke,tani ajo ecen vetem,si per te kujtuar se para meje egzistonte kaosi dhe pas meje heshtja harrimi.i dashur mos e harro kete leter se ne fund do te harrosh hijen tende.ate qe ecen vetem ne ruget me pluhur dhe le shenja ne kohe.mua te me harrosh hijen time jo!se ajo ecte krah me tenden,mos e psebuz hijen se ajo eshte here pas teje here perpara.kur ta shikosh perpara,do me kujtosh mua dhe letren time.i dashur! hijet na ndjekin!
ps.kjo eshte leter e nje vajze drejtuar te dashurit te saj qe e kishte larg me mijera km,historia e tyre e trishte dhe e bukur mbaroi,nje histori e lare me lot,ajo kishte te drejte ate e ndjek hija e saj,kush e di a mendon ajo akoma per te!!! |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:54 | |
|
| Nje dite pranevere!!! Nje dite pranevere me shi erdhi ti ne jeten time si nje engjullush,hyre ne jeten time pa me pyte fare..... Erdhe pa me pyt se kush jame,kur shpresat e jetes sime ishin te vdekura,dhe ti i ringjalle ato shpresa,dhe une u ringjalla nga shikimi i syve tu,nga puthjet tua,nga buzqeshja jote,qe mua me ringjallen.. por kur erdhi vjeshta pythjet shikimi juaj mbtet vtem ender dhe nje enderr e tmerrshme per mua. Pse me zgjove nga vdekja?erdhe dhi ike dhe mua me le vetem te shqetsuar,kur era e ftofte e vjeshtes i ngriu edhe endrrat e mia.. Pse ma more jeten e vetemuar qe kisha pse? Pse mi ngrive endrrat? Pse erdhe ne jeten time,kur e kishe ndermend te ikesh,pse? Pse mi dhe ato buzeqeshje,kur ne fund me lendove,pse? Pse nuk ma the kurr ralitetin? Pse shum her fole vetem ne heshtje? Pse shum her mu pergjigje me heshtjet tua? Pse mi the ato dy fjale?kur nuk ishin me zemer pse? Pse,pse??!!!Nuk dua pergjigjeje nuk dua,dua te mbetet ne mua vetem heshtja jote!!!.* |
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:55 | |
| Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth tij. Ne mbremje kur shtrihem te flej perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim. Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq... Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty. Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic. Dhe tani qe me nuk jemi bashk them vetemevet ,,Ahh sikur lotet e mi qe derdh per ty te ishin bekim i dashuris,mesiguri se zemra te ndara nuk do te kishte ne kete bote e as vuajtje,veq paqe dashuri ... Une e falenderoj zotin qe eshte kujtuar per mua atehere kur mendoja se me kane harruar te gjithe,e falenderoj qe ka krijuar dashurine...
Me plote Dashuri e respekt per nje te kaluar... | |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:55 | |
|
| Ngadal zgjohem ne kete mengjes ,befas me lindi ideja te shkruaj nje leter pa emer e pa destinacion e ndoshat dikush kupton letren tim,,,,,
Kur te flas per dashurin mos humb durimin sepse prek thell ate ,mos mendo se shrkuaj ne nje mengjes te bukur,sepse e veteme jam,mos me thuaj e huaj, se zemer kam,mos loz me shpirtin tim,sepse nuk eshte loj, loja filloj qe tani e ,loje e gjat do jete,,,nuk mendoj te vras njeri me ndonje fjal,thjeshte i flas shpirtit imagjinata dhe mendime ,po si do te dukej kjo leter ne kete mengjes??? .....E imagjinuar...
|
| |
| | | Baby Girl Admin
Numri i postimeve : 868 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Thu Jun 19 2008, 14:55 | |
| Ne kete mengjes u ndjeva e vetmuar,nga zgjimi lutje e kesaj dite me fat,mora rrugen per qetesim tek nje ujvare freskuese leckat i mora me vete, me ishin perlyer per trup,,,e trupi i rrencethur,,arrita tek ujvara sikur nuk i ngjante asaj bukurie zemra ime e heshtur shikonte gjdo cep e dekor qe zoti kishte krijuar mbi dhe per ujvaren ,mos vall une do jem pjes ,dashuri e kesaj ujvare,mos vall heshtja e ujvares me ben ta dashuroj edhe me mijra her ,amazon e kohes dukesha aty e vogel afer saj,ngadal filllova te flisja me vetveten e vetmuar ,e sa shum knaqesi do te doja te ishe aty vetem te ndegjosh ate bised sy me sy me heshtjen ,,vetem heshte edhe ti ,,mos me ndal se qeshurie e se pyeturi ....Pak nga pak fillova te hyj brendesis se kesaj ujvare,,, ishte nje rrug e gurosur prej nje shkembi te copetuar nje freski qe i sillej trupit tim ,e une ndjehesha e dashurruar afer saj,gjeja me e bukur e gjuhes se ujvares, uji hijeshonte me tinguj, e une mendoja se sa shpirt te madhe e te gjer paska kjo ujvare, gjithnje i derdhet shpirti ,,e une, ngelem e lodhur vetem per nje zemer qe ndoshta dikush do me marr ne kete jete,,,nje leter e ngrisur e e bute nga lageshtia mbaj kujtim letren time ,e nje dit do ti gjesh kuptim e fjales ujvar, e shpirtit te derdhur lidh nyje aty do flej per gjithmon ,,aty gjeta freskin aty gjeta dashurin e heshtur, aty gjeta gjith boten time miresi per ty....
| |
| | | mali
Numri i postimeve : 2 Registration date : 22/08/2009
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE Tue Sep 29 2009, 23:51 | |
|
Edituar pėr herė tė fundit nga DrInI-89 nė Wed Sep 30 2009, 01:28, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : banaliteti) | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: LETRA DASHURIE | |
| |
| | | | LETRA DASHURIE | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|