Ishte me mire Keshtu ?
Une e di qe e gjithe kjo qe po te them ka per te mbetur vetem ketu.Ti ske per ta ditur asnjehere...
Si shume gjera te tjera qe nuk di...
Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se cdo nate je me mua?Sa kohe ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne cdo frymemarje e ndjej se je aty?Sa kohe ka kaluar qe ste kam degjuar tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh?Sa kohe ka kaluar?Sa?
Aq shume sa per te te harruar ishte e mjaftueshme!!!Por cuditerisht koha spo me ben gje!
Nganjehere me duket se jam une ajo qe nuk dua te te harroj dhe e imponoj une kohen!!Bej nje hap mbrapa, nje hap para dhe...Perseri ne vend!!Jam kaq e pavendosur dhe kaq konfuze...Kam frike te ec!Kam frike tani edhe nga hapat e mia!!!
E mbaj mend si sot heren e fundit qe kemi folur ne telefon!Mundohesha te mos kuptoje zerin tim qe dridhej dhe mundohesha te shtregoja fort jastekun...Dhe heren e fundit qe te pashe kur u largova prej teje u mundova aq shume qe te qendroja me kembe, edhe pse gjunjet po me tradhtonin!I futa duart ne xhep per te mos kuptuar qe dridheshin!!!Dhe kur te pashe ne rruge dhe ste fola...Ula syte ngadale dhe u mundova te fshihja lotet...Ishte me mire keshtu?Mbase po...Mbase jo...Nuk jam me e sigurt per asgje!
Di vetem qe TE DUA,di vetem qe cdo moment do doja ti bija telefonit tend dhe ti thosha te gjitha... Me duket se do mbytem me te gjitha keto qe kam brenda meje...dhe ne fund te fundit...e di qe sja vlen me...Perseri kthehem mbrapa...
Tani duhet te ecim vec!edhe pse ne cdo moment me kujtohesh ti, edhe pse ne cdo kenge te gjej ty, edhe pse ne cdo rruge them
-Ishim edhe atje!Ishim dhe ketu!, edhe pse u largova prej teje te dua...
Vertet jane kaq te nderlikuara gjerat apo i nderlikoj une?