Mirė se vini nė:
www.Peja-Online.tk

Nėse dėshironi qė tė jeni antarė i kėtij forumi regjistrohuni kėtu,
nė mėnyrė qė tė shikoni dhe tė jeni pjesėmarrės nė tema dhe forume te ndryshme!
Me respekt: Drini & Peja-Online Staff.
Mirė se vini nė:
www.Peja-Online.tk

Nėse dėshironi qė tė jeni antarė i kėtij forumi regjistrohuni kėtu,
nė mėnyrė qė tė shikoni dhe tė jeni pjesėmarrės nė tema dhe forume te ndryshme!
Me respekt: Drini & Peja-Online Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Peja-Online.tkForumMuzikė 2008 / 2007GalleryPrograme te ndryshmeLatest imagesAktivizojeni galerinė tuaj (nėse nuk e keni)Lojra te ndryshme onlineRegjistrohuidentifikimiKėrko

 

 Monica Belluci

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DrInI-89
-> Web Master
-> Web Master
avatar


Numri i postimeve : 1692
Age : 34
Vendi : Peja
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 20/10/2007

Monica Belluci Empty
MesazhTitulli: Monica Belluci   Monica Belluci Icon_minitimeSun Apr 13 2008, 12:28

Monica Belluci MonicaBellucci

Nė Venecia, Romė, Paris apo Kanė, Monika Bellucci lėviz sikur tė jetė njė mbretėreshė. Njerėzit qė e rrethojnė ose e ndjekin janė aq shumė sa duket sikur po lėviz presidenti i vendit. Ėshtė konsideruar kohėt e fundit si i vetmi yll i kinemasė italiane jashtė vendit, njė titull qė e ndan vetėm me aktorin tjetėr italian, Roberto Beninji.


Emri: Monika
Mbiemri: Bellucci
Flokėt: Tė zinj
Sytė: Kafe
Lindur nė: Qytetin e Castelos, Perugia, Itali
Lindur mė : 30/09/1969
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Pėrmasat: 89-60-89
Lartėsia: 177 cm
Profesioni: Aktore, Modele

Monika duket se ka ndryshuar pas lindjes sė vajzės Deva, qė erdhi nė jetė mė 12 Shtator tė vitit 2004. Dhe nuk bėhet fjalė pėr njė ndryshim fizik, por ka ndryshuar shpirtėrisht duke u bėrė gjithmonė e mė shumė e paarritshme. Mė shumė se 10 vjet kinema, e kanė transformuar fizikun e saj tė mrekullueshėm nė diēka mė shumė: njė grua “e pjekur”, qė nuk pėrgjigjet mė me njė fytyrė tė bezdisur nga pyetjet e tepėrta, por qė sa herė qė pėrgjigjet jep argumenta bindėse duke u shndėrruar nė ikonėn mbrojtėse tė grave italiane.
E veshur zakonisht me fustanet e saj tė gjatė dhe tė zinj, tepėr formale nė xheste dhe nė mėnyrėn e tė sjellurit ajo ėshtė njė ikonė e vėrtetė, ėshtė e mrekullueshme dhe e di qė ėshtė e tillė. Duke lėnė pas karrierėn e saj si modele iu drejtua plotėsisht kinemasė dhe menjėherė ishte njė sukses i vėrtetė. Gjithė ky sukses mund tė shpjegohet me faktin qė Monika ėshtė njė bukuri e veēantė, nga ato qė dallohen sepse fsheh sensualitet tė papėrballueshėm qė tė lė pa fjalė. Sekreti mbase qėndron nė pėrzierjen e origjinės sė saj italiane dhe dashurisė sė saj pėr Francėn, qė kanė ndikuar nė sharmin e saj vezullues.

Biografia

Lindur nė qyteti e Castelos, mė 30 Shtator 1969. Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme regjistrohet nė fakultetin e Juridikut, qė e braktis gati menjėherė pėr t'u transferuar nė Milano ku merret me modė. Suksesi ishte i menjėhershėm saqė bėhet nė njė kohė tė shkurtėr njė nga topmodelet italiane mė tė kėrkuara nė tėrė botėn. Sfilon pėr stilistėt mė tė mėdhenj dhe pozon pėr revistat mė tė rėndėsishme nė tė gjithė botėn. Pamja e jashtme, sjellja, shikimi por edhe mėnyra e komunikimit tregojnė shumė shpejt pėr njė grua tė vendosur dhe tė determinuar gati nga njė grua e kohėve tė shkuara.
Grua fatale qė nuk ėshtė mė njė adoleshente e njė province tė Italisė por njė nga gratė mė tė bukura nė tėrė botėn. Nga modele filloi t'i hyjė rrugės sė aktrimit. Fillon tė studiojė aktrim nė 1990. Me bukurinė e saj bie menjėherė nė sy. Edhe pse aktore e sapolindur nuk vonon prezenca e nė filma ndėrkombėtare si“Drakula”. Edhe pse tepėr e impenjuar me kinemanė, vazhdon tė bėjė punėn e modeles duke e dhėnė imazhin e saj pėr publicitete tė ndryshme bizhuterish, parfumesh dhe dy kalendareve.


Ju mund tė ndjeni dhe tė shprehni me krenari qė keni arritur gjithēka, edhe pse me shumė vėshtirėsi nė fillimet tuaja. Keni arritur domethėnė tė bėheni njė nga aktoret italiane mė tė suksesshme nėpėr botė?

Pėr tė thėnė krenari ėshtė e tepėrt dhe pėr ēfarė pastaj. Pėr mendimin tim fati ėshtė njė gjė tepėr e rėndėsishme. Shumė njerėz nė Itali por edhe nėpėr botė mund tė kenė talent por nuk arrijnė, nuk bėhen tė famshėm vetėm sepse nuk kanė pasur pak fat ose nuk i ėshtė ofruar rasti i duhur.

Me tė vėrtetė i jepni kaq shumė rėndėsi fatit?

Pėr tė arritur suksesin duhet tė jesh shumė e fuqishme dhe tė kesh “shpirt sakrifice”, tė kesh dėshirė tė punosh dhe vullnet pėr tė pėrmirėsuar dhe tė vazhdosh perfeksionimin nė qoftė se ėshtė e mundur. Por nėse fati nuk tė jep rastin e duhur pėr t'i bėrė realitet, tė gjitha kėto do tė rezultojnė tė kota.

Ju jeni bėrė nėnė para pak kohėsh! Si jeni ndjerė?

Qė kur kam lindur vajzėn time Deva, jam gruaja mė e lumtur e kėsaj botė, por kjo vlen vetėm pėr mua. Sepse kam shoqe qė dhe pa fėmijė janė vėrtet tė lumtura. E kuptoj mėnyrėn e tyre tė jetėsės dhe nuk i paragjykoj. Dėshira ime pėr tė patur njė fėmijė ishte shumė e madhe, e kisha tė nevojshme tė bėja njė lindje, t'i jepja gji njė fėmijė... feminiteti im duhet tė shpėrthente. Ėshtė njė gjė tepėr personale, qė mė kompleton dhe mė bėn mė tė fortė. Lindja nuk ėshtė gjėja mė normale e kėsaj botė si tė gjithė mendojnė. Lindja ėshtė diēka shumė e komplikuar dhe e vėshtirė. Pėr njė grua ėshtė shumė e vėshtirė. Nuk ėshtė njė eksperiencė e lehtė, por ėshtė eksperienca vendimtare, qė njė grua e vendos ta kryejė apo jo nė mėnyrė personale.
Ėshtė njė vėshtirėsi pėr karrierėn lindja e njė fėmijė?
Jo, ėshtė komplet ndryshe. Ėshtė njė gėzim shumė i madh. Jam njė grua por jam dhe njė aktore, qė lėviz nėpėr botė me vajzėn e saj nė ēdo moment. Nuk refuzoj asnjė rol dhe meqenėse vajza ime ėshtė akoma tepėr e vogėl e marr me vete kudo qė shkoj. Kur ajo tė shkojė nė shkollė nuk do jetė mė kėshtu.

Njė ditė vajza juaj do tė shohė filmat qė ju keni xhiruar? Ēfarė mendon se do thotė?

Unė nuk i bėj filmat pėr vajzėn time. E dua mė shumė se ēdo njeri tjetėr nė botė dhe do sakrifikoja ēdo gjė pėr tė, por nė tė njėjtėn kohė mbetem njė person i lirė, qė mund tė bėj gjithēka. Nuk kam thėnė asnjėherė “Jo, kėtė gjė nuk e bėjė sepse vajza ime njė ditė mund ta shikojė dhe do tė mė gjykojė”. Kam nevojė tė kem fillimisht respekt pėr veten time. E kam tė qartė qė vajza ime njė ditė do tė mė gjykojė dhe mbase dhe tė mė urrejė si ēdo adoleshente 15 vjeēare, qė urren nėnė e saj por mendoj se do jetė njė moment rritjeje tepėr i rėndėsishėm.


Burri juaj kohėt e fundit ka thėnė se ju jeni dinake. Ēfarė donte tė thoshte?

Dhelpėr nė kuptimin qė jam tepėr e shkathėt. Pėr tė bėrė kėtė punė duhet tė kesh shumė virtyte jo vetėm dėshirėn e madhe pėr t'u bėrė aktore. Duhet tė kesh mbi tė gjitha vullnetin pėr t'iu pėrshtatur gjithēkaje.

Si do ta pėrshkruani veten me dy ose tre pėrkufizime?

Me siguri jam njė njeri, qė tėrhiqem nga njerėzit e tjerė qė ndodhen pėrreth meje. Ashtu si burrat janė tė tėrhequr nga femrat ashtu dhe unė jam e tėrhequr nga njerėzit, nga mėnyra se si lėvizin, si sillen, si shprehen. Mbaj gjithēka nėn kontroll, ėshtė gati njė studim i hollėsishėm. Jam njė vėzhguese e njerėzimit sepse sipas meje nuk ka gjė mė tė rėndėsishme se tė shikosh pėrreth dhe tė zbulosh tė tjerėt.


Dhe tani mund tė mė thuash cilat janė vlerat mė tė shtrenjta pėr ty?

Dashuria dhe shoqėria vijnė para gjithēkaje. Puna ėshtė njė element social shumė i rėndėsishėm, si mundėsi edhe psikologjike pėr tė ecur pėrpara.

Po bukuria deri nė ēfarė masė ju ka ndihmuar?

Bukuria, pa dyshim ėshtė njė fuqi qė kam pasur: tėrheq kuriozitet dhe vėmendje mbi veten. Ėshtė e rėndėsishme pėr suksesin, por nuk ėshtė vendimtare.

Jeni ndjerė ndonjėherė e bezdisur duke e ndjerė veten tė dėshiruar nė sytė dhe n ė fantazinė e dikujt?

Nuk ėshtė bezdi. Dhe asnjėherė nuk mė kanė pasur ngacmime nė kuptimin seksual.

Keni ndonjė defekt?


Nuk kam sens praktik nė jetėn e ēdo ditė.


Cila ėshtė njė cilėsi e juaja?

Jam instinktive si kafshėt. Nuk llogaris asnjėherė ēfarė bėj. Jam e egėr dhe pasionale.

ĒIFTI I ARTĖ

Nė Marrakesh. Festivali Internacional i Fimit.


Monika Bellucci (41 vjeēe) dhe burri i saj Vincent Cassel (39 vjeē). Janė dashuruar me shikim tė parė 10 vjet mė parė duke xhiruar filmin “Apartamenti)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://peja-online.tk
 
Monica Belluci
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ø.·“Æ) ARTI DHE KULTURA :: V.I.P. News-
Kėrce tek: